22:09 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Dreshaj për vizitë zyrtare në Berlin

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin. Deputeti istogas ka thënë se ndihet i motivuar për premtimin e Qeverisë për rritje të pagës minimale në vend.

Deputeti i afërt me politikën gjermane me një status në Facebook ka sqaruar arsyen e vizitës së tij në shtetin mik të Kosovës.

“Ndodhem në Berlin për vizitë dy ditore. Besoj në takime të frytshme me biznesmenë të njohur dhe përfaqësues të miqëve tanë nga Gjermania.

Lajmi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagës minimale më ka motivuar edhe më shumë për të punuar për sektorin privat dhe fuqinë punëtore që në Kosovë deri tani ka qenë shtresë e injoruar” shkruan Gani Dreshaj në njoftim./Indeksonline/