14:48 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dreshaj pret në takim ambasadorin Gashi, e vlerëson lart

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin.

Dreshaj e ka vlerësuar lart punën e Gashit duke thënë se po përfaqëson diplomacionë kosovare me dinjitet e punë.

“Prita në takim sot ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Qëndrimi është duke përfaqësuar me dinjitet diplomacinë kosovare në Francë dhe është një nga djemt që unë mburrem me punën e profesionalizmin që posedon.

Nga një gjeni i matematikës, ambasadori Gashi po shëndrrohet në një gjeni diplomat, dhe është për tu admiruar” shkruan Dreshaj në njoftim./Indeksonline/