75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 28 Korrik 2023 / S Z

Dreshaj: Qeveria ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij ka dështuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Dreshaj përmendi dështimet në diplomaci dhe prishjen e raporteve me ShBA-të, përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023” dhe sanksionet nga BE dhe ShBA.

Tutje, Dreshaj përmendi dështimet e qeverisë në planin e brendshëm, si dështimi në reformën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore, humbje e shpresës për të nesërmen, ikja e të rinjve dhe profesionistëve të profileve të ndryshme, diskriminim të veteranëve.

Në fund, Dreshaj theksoi se me votimin e djeshëm qeveria doli kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Dje votim kundër vendimit te GJK, për pensioninstet kontributdhënës. Vazhdon diskriminimi i njëjtë me ligjin paraprak për skema pensionale. Pra, me këtë ligj për një ditë humbin 15 vjet kontribute” tha Dreshaj./Indeksonline/