75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / H F

Dreshaj respekton thirrjen e ambasadës gjermane, ndërron agjendën e Berlinit

Gani Dreshaj e ka anuluar një takim politik që kishte aranzhuar në Berlin pas thirrjes së ambasadës gjermane për anulimin e tubimeve partiake në Gjermani. Dreshaj ka vendosur që të thërrasë një takim shoqëror në Gjermani me datë 17 dhjetor në Berlin ku temë diskutimi nuk do të jetë fushata dhe zgjedhjet, por mërgata dhe sfidat e tyre.

Statusi i plot i Gani Dreshajt:

“E dashur mërgatë, kisha planifikuar një takim politik në Berlin, por duke respektuar rregullat e bëra publike dje nga Ambasada Gjermane, kam vendosur të ju ftoj në një takim shoqëror.

Ky takim i joni nuk është një miting partiak, por një diskutim mes miqve, familjarëve dhe bashkëatdhetarëve me të cilët ndajmë jetën,punën e sfidat në Gjermani prej vitesh.

Në këtë takim do të bashkëbisedojmë për të drejtat tona, interesat ekonomike dhe shoqërore të mërgatës dhe sfidat direkte që na lidhin me Kosovën në të gjitha fushat.

Në takimin do tonë do të kemi edhe personalitete nga Bundestagu gjerman.

Shihemi me 17.12 nga ora 17:00

Restoranti IL PONTE

Grossbereen str.198

12277 Berlil Marienfelde

Për më shumë informata kontaktoni në nr.

+4915784535207 

Arben Boshtraj Berlin

Sinqerisht, Gani Dreshaj