20:48 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dreshaj: Suhareka, tashmë bastion i AAK-së

Koalicioni AAK – PSD zgjodhën qytetin e Suharekës për ta bërë hapjen zyrtare të fushatës.

Qindra qytetarë morën pjesë në këtë tubim, të cilëve iu drejtuan Daut Haradinaj dhe Shpend Ahmeti.

Gani Dreshaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka punuar aq shumë sa që ky qytetet është bërë bastion i AAK-së.

“Bali Muharremaj ka punuar aq shumë, sa që sot lirisht mund të themi që Suhareka është bastion i AAK-së.

Në hapjen zyrtare të fushatës, suharekasit treguan se besojnë në platformën 100% shtet.

Ramush Haradinaj nuk ishte sot këtu për shkak të agjendës në SHBA, por une mund të iu them se Amerika, Gjermania dhe fuqitë e mëdha janë me ne, janë për Kosovën e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Dreshaj./Indeksonline/