75 Mall Live Search
20:53 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dreshaj: Teuta s’është marrë peng, marre të manipuloni me emrin e saj

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili prezencën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në sallë të Kuvendit,  e quajti peng para syve të dy milionë qytetarëve.

Lidhur me këtë, Dreshaj ka thënë se Teuta Rugova nuk është marrë peng nga askush. Sipas tij, ajo është partnere e Qeverisë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

“Teuta Rugova nuk është marrë  peng nga askush. Nuk i kuptoj ata njerëz qe e shohin të çuditshme votën “pro” Qeverisë  së saj. Po ajo është partnere e kësaj qeverie. Ajo e ka edhe hisen e vet brenda Qeverisë. Ministri i Diasporës është nga Lista Rugova”, ka thënë Dreshaj.

“Kjo edhe mund të mos i pëlqej disave, por ky duhet të jetë problemi i atyre njerëzve, e jo i Teuta Rugovës. Është marre të manipulohet kaq ulët me emrin e saj. Atë duhet ta konsiderojmë të gjithë shumë të afërt, personalisht e ndjej si ta kem të familjës. Kanë sakrifikuar shumë për këtë vend”, përfundon Dreshaj./Indeksonline/