Dreshaj thotë se të gjitha rrugët Vuçiqin e çojnë drejt Tribunalit, Kurtin e quan kryeministër të pashantazhuar

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka thënë se e ardhmja e Vuçiqit do të jetë Tribunali.
“Serbia udhëhiqet nga një president që shantazhohet ngase është i përfshirë në krimet e luftës. Si ministër i dikurshëm i Millosheviqit dhe i përfshirë në shumë afera të krimit e korrupsionit, Vuçiq po mbanë peng qytetarët serb të Kosovës. Dhe në këtë formë, Vuçiq e ka Hagën më afër se këmishën. Në këto procese të rëndësishme, Kosova është me fat që udhëhiqet nga kryeministër të pashantazhuar që gëzon përkrahjen e shumicës” ka thënë Dreshaj.