15:30 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Dreshaj uron CDU-në për fitoren e radhës, e quan lajm të mirë edhe për Kosovën

Gani Dreshaj e ka uruar CDU-në për fitoren në landin e Sanksoni-Anhalt në Gjermani.

Dreshaj ka thënë se fitorja e CDU-së është e mirë për të gjithë, madje edhe për Kosovën.

Sipas Dreshajt, CDU do të fitoj Bundestagun në shtator.

“Urime për fitoren e radhës të CDU. Në hapa të sigurt, kjo parti po shkon drejt fitorës së madhe për Bundestag në shtator.
Fitorja e CDU-së është lajm i mirë për Gjermaninë, Evropën, Ballkanin, sidomos Kosovën” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/