Dreshaj uron Vetëvendosjen e Luan Krasniqin, tregon treshen e preferuar për të udhëhequr Kosovën

Gani Dreshaj e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e sotme.
Biznesmeni dhe politikanë nga Istogu ka uruar edhe mikun e tij, ish kampionin e botës në boks, Luan Krasniqin.
Dreshaj e kishte thënë edhe më herët dhe e ka përsëritur edhe sot se Kosova duhet të udhëhiqet nga treshja, Haradinaj-Kurti-Osmani.
“Urime Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Njëkohësisht, dua ta uroj mikun tim të çmuar, Luan Krasniqin për fitoren e krahut politik që ai publikisht e ka përkrahur në këto zgjedhje.
Mendoj se AAK ka arritur që të ruaj përafërsisht elektoratin e saj, por që fitorja e thellë e Vetëvendosjes është si pasojë e rënies drastike të LDK-së, por edhe e PDK-së. E kam thënë para zgjedhjeve, e kam thënë edhe në fushatë, Ramushi president, Albini kryeministër dhe Vjosa kryeparlamentare është zgjidhja e momentit, por edhe afatgjate” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/