Dreshaj uron zgjedhjen e Biden, me shpresën që edhe Kosova shpejt të ketë president të denjë

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka uruar zgjedhjen e Biden në krye të SHBA-ve.
Dreshaj e ka uruar zgjedhjen e Biden me një foto të presidentit amerikan në ardhje dhe kandidatit për president në Kosovë, Ramush Haradinajt.
“Urime për zgjedhjen e Joe Biden president të SHBA-ve.
Uroj që edhe Kosova shpejt të bëhet me një president të denjë” shkruan Dreshaj në Facebook.