75 Mall Live Search
20:05 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dresheviq: Rezultati nuk është real, luajtëm mirë

Ibrahim Dresheviq është deklaruar pas humbjes së Kosovës që pësoi ndaj Anglisë në euro 2020.

Përfaqësuesja jonë e mbylli kampanjën e kualifikimeve në Kampionatin Evropian me humbjen 0-4 ndaj ‘Tre Luanëve’ në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë për Supersport se ishte hera e parë për të që luan në mesfushë, por që rezultati do të ishte më ndryshe nëse nuk do të bënin shumë gabime.

Ishte në ndeshje e vështirë dhe tentova të bëja më të mirën. Ishte hera e parë që luajta në mesfushë, diçka e re për mua”, ka thënë Dresheviq.

Natyrisht se do të mund të ishte një rezultat më ndryshe, por bëmë shumë gabime dhe pësuam golat”, ka përfunduar reprezentuesi i Përfaqësueses.

Kosova e mbylli këtë fazë kualifikuese të Euro 2020 me 11 pikë të grumbulluara, derisa në marsin e vitit të ardhshëm do të tentojnë të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.