14:54 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / B O

Dri Cena mori detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka mbajtur sot takimin njohës me Kryeshefin e ri Ekzekutiv ing. Dri Cena.

Cena me profesion inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës i dëshmuar në projekte rajonale ujore dhe infrastrukturore, nga data 1 Qershor ka marrë detyrën e Kryeshefit të ri Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, që është njëra ndër kompanitë e dëshmuara në vite për performancën në shërbime.

Po sot është prezantuar edhe sekretarja e re e kompanisë znj. Kreshnike Dreshaj.

‘Bordi i Drejtorëve në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryesues, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z. Simon Balaj dhe z.Driton Sylqa – Drejtorë, i kanë uruar detyrën kryeshefit të ri, z. Dri Cena dhe sekretares znj. Kreshnike Dreshaj, ndërsa në takimin njohës është diskutuar për strategjinë dhe orjentimet gjithëpërfshirëse të Kompanisë në 6 mujorin e dytë të këtij viti.’-thuhet mes tjerash në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

Komunikatë për Media

Takim njohës i Bordit të Drejtorëve me Kryeshefin e ri Ekzekutiv dhe sekretaren

Është mbajtur takim me karakter njohës i Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, me kryeshefin e ri Ekzekutiv ing. Dri Cena, me çrast edhe zyrtarisht i njejti ka marrë detyrën nga data 1 Qershor 2023.

Në takim është prezantuar edhe sekretarja e re e kompanisë znj. Kreshnike Dreshaj.

Me këtë rast, Bordi i Drejtorëve në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryesues, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z. Simon Balaj dhe z.Driton Sylqa – Drejtorë, i kanë uruar detyrën kryeshefit të ri, z. Dri Cena dhe sekretares znj. Kreshnike Dreshaj.

Në mesin e çështjeve, në takim është diskutuar për strategjinë dhe orjentimet gjithëpërfshirëse të Kompanisë në 6 mujorin e dytë të këtij viti.’ – thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë.