75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / G T

Dridhej para penalltisë, trajneri i Mallorcas s’kishte guxim ta shikonte 11-metërshin e Muriqit

Skuadra e Mallorcas shënoi fitore 2:1 ndaj Espanyolit në ndeshjen e vikendit të kaluar në javën e 28-të në La Liga.

Vedat Muriqi ishte golashënuesi i minutës së fundit, që ia dha tri pikë ekipit të tij, shkruan Indeksonline

Muriqi shënoi nga penalltia, kurse trajneri Jagoba Arrasate nuk kishte guxim as ta shikonte.

Ekipi spanjoll ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet trajneri duke mbajtur kokën me dy duart e tij. Por pasi shënoi gol Muriqi ai u çua për të festuar.

Me fitoren e vikendit të kaluar, Mallorca shkoi në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 7-të./Indeksonline/