20:52 / E Martë, 27 Prill 2021 / C E

Dridhet Bayern, tre klube vihen në lëvizje për Lewandowskin

Disa klube janë vënë në lëvizje për Robert Lewandowski.

Alarmin e ka dhënë Sky Deutschland, që ka bërë të ditur se disa skuadra të mëdha duket se kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit.

Bayern është në dijeni të situatës dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi polak, kontrata e të cilit me klubin bavarez skadon në vitin 2023.

Ndërkohë, Fichajes.net ka shkruar se dy klube angleze dhe një i Serisë A janë vënë në gjurmët e Lewandowskit.

Në Premier janë Tottenham dhe Manchester United. Skuadra e interesuar në Itali është Juventus, që duhet të zëvendësojë Paulo Dybala dhe që mund të krijojë një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon.

Klubi i Agnellit ka dëshirë të ndryshojë shumë gjëra në ekip pas një viti të vështirë dhe polaku është një element që mund t’i afrojë bardhezinjtë me Championsin.