75 Mall Live Search
19:26 / E Diele, 12 Prill 2026 / G T

“Dridhet” elefanti i Arsenalit, City fiton ndaj Chelseat dhe rikthehet në garë për titull kampion

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të lehtë ndaj Chelseat, me rezultatin 0:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

Golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënuan: O’Reilly, Guehi dhe Jeremy Doku, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Manchester City është rikthyer frikshëm në garë për titull kampion – duke qëndruar vetëm gjashtë pikë mbrapa liderit, Arsenal.

City tani shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e dytë, me një ndeshje më pak./Indeksonline/