23:55 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

‘Dridhet’ Inter, Manchester City ka gati 100 milionë euro për yllin e ekipit

Mbrojtësi i Inter, Milan Skrinar është ndër mbrojtësit më të kërkuar në botë gjatë këtij viti.

Ylli i Inter ka mundësinë që të zgjasë kontratën me klubin aktual, por kjo duket e vështirë për shkak të interesimit të madh të skuadrave, transmeton Indeksonline.

Sipas “AS”, Manchester City ka gati një ofertë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Po ashtu në garë për mbrojtësin janë edhe ekipi i Manchester United por ofertën e tyre e ka refuzuar Inter.

Ekipe të interesuara për Skrinar janë edhe Barcelona me Real Madridin./Indeksonline/