75 Mall Live Search
17:38 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

“Dridhet” Madridi, Ramos po mendon largimin nga Reali

Ekipi i Real Madrid pas një sezoni të dështuar ka marrë edhe një goditje tjetër të fuqishme.

Sipas dy gazetave spanjolle ‘Marca’ dhe ‘El Chiringuito’, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është duke e menduar largimin nga klubi spanjoll, transmeton Indeksonline.

Humbja ndaj Ajaxit në “Ligën e Kampionëve” duket se i ka ftohur marrdhëniet e Ramos me klubin e Real Madrid.

‘Los Blancos’ patën një sezon të dështuar, ku ndërruan tre trajnerë dhe nuk arritën të fitonin asnjë titull./Indeksonline/