“Dridhet” Serie A, klubi i Juventus hyn në karantinë

Serie A ka marr një goditje të rëndë sot. Klubi i Juventus ka hyrë në karantinë për shkak se dy anëtar të stafit kanë rezultuar pozitivë.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale, transmeton Indeksonline.
“Juventusi njofton se dy pjesëtarë të stafit kanë dalë pozitiv me Covid-19. Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore. Skuadra është futur në izolim”, ka shkruar Juventus.
Mos të harrojmë se tek ekipi i Genoas 16 raste me koronavirus janë zbuluar gjatë kësaj jave.
Po ashtu tek Napoli, Zielinski dhe Elmas kanë rezultuar pozitiv./Indeksonline/