75 Mall Live Search
23:13 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / AR

Driloni për vajzat në shtëpi: Nuk kam faj pse po bien në dashuri

Debate të forta në darkën e të nominuarve ka ngjallur pozicioni i Drilonit në lojën e shtëpisë më të famshme në vend.

Ai është pyetur nëse banorët po e përdorin për lojën e tyre, ndërsa tutje u pyet edhe për arrogancën e tij me të hyrë Edi në brenda shtëpisë.

Driloni mbi këtë situatë me Edin, u shpreh se ai e kishtë informuar se do ta linte shtëpinë në njërën prej ditëve.

‘’Problemi është se unë çelna me njerëz që kuptohem mirë. Edi ka qenë një njeri që ka mendu shumë shpesh si unë, i kemi pasë qëllimet e njëjta, kemi pasë hongër bukë bashkë’’.

Ndërsa Gresa insistoi që ai të tregojë nëse është edhe jashtë shtëpisë arrogant, ky refuzoi një gjë të tillë.

Ndër tjera, lidhur me situatat e krijuara nga banoret drejt tij, ai dha një deklaratë me plot vetëbesim.

‘’Nuk kom faj që vajzat po bien në dashuri me mua’’, u shpreh ai.