Drilon Brahimi bashkë me Arben Vitinë po shpalosin planin për Prishtinën

Kandidati për asamble në Prishtinë, Drilon Brahimi ka qenë përkrahë Arben Vitisë gjatë ditës së sotme.
Brahimi ka thënë se sheh tek qytetarët entuziazëm të madh për fitore, ndërsa shpeh bindjen se me 17 tetor do ndodhë ndryshimi në Prishtinë.”Ditën e nisëm sot me kryetarin Arben Vitia. As moti me shi dhe rënia e temperaturave nuk e zbehte entuziazmin e fitores.


Bashkë me kryetarin takuam shumë qytetarë, dëgjuam nga afër nevojat dhe brengat e tyre. Ditën e mbyllem me një tubim madhështor që ishte konfirmim i fitores në zgjedhjet e 17 tetorit.

Pata rastin të mbajë fjalim para të pranishmëve dhe potencova se kanë mbetur 10 ditë nga ndryshimi i madh, qe është vazhdimsi e ndryshimit që ka nisur me 14 shkurt” shkruan Brahimi në Facebook.