14:25 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Drilon Brahimi prezanton planin për rininë dhe sportin në Prishtinë

Kandidati për asamble në komunën e Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes,  Drilon Brahimi, ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe një javë nga ndryshimi i madh.

Ai ka thënë se në këto ditët e mbetura çdo ditë do të prezenton çështje të ndryshme nga plani i tyre.

“Po e nisi me dy pika jetike për rininë dhe sportin. Ata janë fëmijët tanë dhe e ardhmja jonë, andaj zotohem se ky plan do të bëhet realitet me Arben Vitinë kryetar dhe me mua në asamble”, ka shkruar ndër të tjera Brahimi.

Postimi i plotë i Brahimit:

Mirëdita Prishtinë.

Meqë kanë mbetur vetëm një javë nga ndryshimi i madh, unë do të prezantoj çdo ditë diçka nga plani jonë.

Po e nisi me dy pika jetike për rininë dhe sportin. Ata janë fëmijët tanë dhe e ardhmja jonë, andaj zotohem se ky plan do të bëhet realitet me Arben Vitinë kryetar dhe me mua në asamble.

Zotohem!  #drilonbrahimi38 #arbenvitia144 #lvvguxo