15:34 / E Premte, 24 Shtator 2021 / B O

Drilon Brahimi tregon prioritetin e tij për rininë e sportin, ka një plan konkret

Drilon Brahimi vazhdon të shpalosë planet dhe prioritetet e tij në kandidaturën për asamble në Prishtinë. Kandidati i Listës Guxo që garon në listën e Vetëvendosjes në kryeqytet ka treguar planin e tij për rininë dhe sportin.

Ndër të tjera, Brahimi ka treguar se ka në plan që të gjithë të rinjëve, sportistëve, dhe atyre që e duan sportin por që nuk kanë mundësi ekonomike, të angazhohet që të mundësojë ndjekjen e ëndrrave të tyre pa patur nevojë për pagesë.

Për këtë plan, Brahimi ka premtuar se do të angazhohet me tërë potencialin dhe do të trokas në të gjitha dyert ku është e nevojshme për të realizuar këtë plan.

“Të gjithë ata të rinjë e të reja, që për shkaqe ekonomike nuk do të mund të ndjekin ëndrrat e tyre sportive dhe të zhvillimit në shkollat private me pagesë, unë do të angazhohem me tërë potencialin që të realizojmë një sistem të përbashkët të trajnimeve. Me anë të kësaj, ne do bëjmë të mundur që ëndrrat e askujt mos të thyhen dhe që secili nga ta të ketë mundësinë e ndjekjes së kurseve apo shkollave private pa pagesë. Për këtë, do të trokas në çdo derë, duke filluar nga Ministria e Sportit e Kulturës, në Ministrinë e Arsimitm në Drejtoritë dhe Federatat përkatëse” ka thënë Brahimi në planin e tij për rininë e sportin./Indeksonline/