16:25 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Drilon Brahimi zotohet se do të rregulloj infrastrukturën dhe hapësira të tjera te liqeni i Badovcit!

Kandidati për asamble në komunën e Prishtinës, Drilon Brahimi, ka premtuar se do të rregulloj infrastrukturën përreth liqenit të Badovcit, shkruan IndeksOnline.

This image has an empty alt attribute; its file name is 243661408_892528384802814_468972288646837280_n.jpg

Brahimi i cili ka numrin 38 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble, u zotua se do të zbukuroj Badovcin me hapësira të tjera rekreative.

Postimi:

“Për Prishtinën me përulësi!

Në një ditë me shi është e pamundur të shijosh bukurinë që ofron liqeni i Badovci kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës.

Gjatë mandatit tim do të angazhohem për rregullimin e kësaj pjese me rrugë dhe hapësira të tjera rekreative.

#drilonibrahimi38 #lvvguxo @Arben Vitia #144

#bashkëqeverisim”, shkroi ai./IndeksOnline/