Drilon Hajrizi debuton me Bashkimin dhe hyn në histori
Basketbollisti Drilon Hajrizi ka regjistruar debutim me shije të hidhur të shtunën mbrëma me Bashkimin kundër Ponte Prizrenit, në disfatën 75-83.
Megjithatë ai ka hyrë në histori duke u bërë basketbollisti i parë që ka veshur fanellën e 4 ekipeve të mëdha, Prishtinës, Bashkimit, Trepçës dhe Pejës.
28 vjeçari regjistroi double – double, me 14 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime.
Pas ndeshjeve të së shtunës tabela në Superligën e basketbollit është kjo. /Indeksonline/
