Drilon Hajrizi, “MVP”, i xhiros së parë – shkëlqeu kundër Sigal Prishtinës

Basketbollisti i KB Pejës, Drilon Hajrizi është shpallur “MVP” i xhiros së parë në Ligën e Basketbollit në Kosovës.
Hajrizi pati një paraqitje fantastike kundër Sigal Prishtinës, duke qenë i dalluari në parket, transmeton Indeksonline.
Ai shënoi 24 pikë, pati 11 kërcime dhe 5 asistime, duke dominuar kundërshtarët.
Hajrizi është padyshim një nga basketbollistët më të vlerësuar në Kosovës dhe në çdo sezon e dëshmon këtë./Indeksonline/