18:22 / E Diele, 03 Janar 2021 / C E

Drilon Hajrizi rikthehet tek Trepça, iu kërkon falje tifozëve

Ylli mitrovicas i basketbollit, Drilon Hajrizi, është kthyer në folenë e vjetër, Trepçën.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hajrizi përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka kërkuar falje ndaj Torcidës për të kaluarën.

Hajrizi ka potencuar se po kthehet për ta ndihmuar klubin për të korrur sukseset e munguara me vite.

Ndërkohë, menaxhmenti ka thënë se po sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta forcuar sërish Trepçën me basketbollistët vendorë por edhe të huaj.

Ky është shkrimi i Hajrizit:

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!

Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!

Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’ju kerkoj falje per mungesen!