Drilon Hajrizi vazhdon me Trepçën

Basketbollisti kosovar, Drilon Hajrizi, do të qëndrojë te Trepça.
Këtë e konfirmuan vetë klubi i Trepçës në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku njoftuan se Hajrizi do të qëndrojë edhe për një sezon te kampionët e Kosovës.
Hajrizi ishte një nga yjet e sezonit të kaluar, ku arriti të mbronte titullin e kampionit në Kosovë që e fitoi Kupën e Kosovës.
“Xehetarët” pritet të bëjnë përforcime të reja në ekip për t’i përsëritur sukseset e sezoneve të fundit./IndeksOnline/