75 Mall Live Search
20:37 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

Drilon Hazrollaj në formë të lartë, shënon sërish për Rapidin e Bukureshtit

Drilon Hazrollaj po vazhdon të shkëlqejë në përgatitjet parasezonale me Rapid Bukureshtin, duke shënuar golin e tij të tretë në tri miqësore.

Mesfushori kosovar realizoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj FC Sabah, që përfundoi me rezultatin 2:2, duke konfirmuar formën e tij të lartë dhe adaptimin e shpejtë në klubin rumun.

Ish-lojtari i Malishevës po dëshmon se mund të jetë një përforcim me ndikim për Rapidin në sezonin e ardhshëm, me paraqitje të qëndrueshme dhe vendimtari në repartin ofensiv./Indeksonline/

https://www.youtube.com/live/fftI6uE91Fs?si=-Nft71IYWOfVKQ_A