Drilon Rama sonte rikthehet në ring, meç i rëndësishëm për ish-fituesin e Big Brother

Pas triumfit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama i rikthehet sportit që e bëri të njohur fillimisht – boksit.
Rama do të ngjitet sërish në ring sonte në Londër, ku do të përballet me boksierin Atrokhau, në një duel që pritet me shumë interes. Meci do të zhvillohet në palestrën “Leisure”, një arenë e njohur për duelet e forta në boksin profesionist.
Ky rikthim vjen pas një periudhe të gjatë pauze nga sporti, gjatë së cilës Rama fitoi zemrat e publikut përmes ekranit, por tani synon të tregojë se ende ka grushtin dhe formën për të triumfuar edhe në ring.
Përballja e sotme është test i rëndësishëm për Ramën dhe do të tregojë nëse ai mund të kombinojë me sukses famën televizive me disiplinën e sportit profesionist./Indeksonline/
