75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / AR

Driloni-banorëve: Drenusha është “bossi” i shtëpisë, ju jeni punëtorët e saj

Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar për grupimet që tashmë janë formuar.

Teksa qëndronin në oborr, Driloni u shpreh se Vullneti është ai që e ka mirë me të gjithë dhe se nga të gjithë merr informacione dhe i shpërndan te të tjerët.

Por, ai bëri edhe një deklaratë për Drenushën që habiti banorët e tjerë.

“Bossi më i madh i shtëpisë, por që nuk fol hiq është Drenusha, doket që ju të gjithë të tjerët punoni për të – edhe ti Vullnet”, u shpreh Driloni teksa banorët e tjerë qeshën.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.