Driloni fitues, si u renditen Xheneta e Vullneti?

Pas një finaleje emocionuese dhe plot tension, edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova përfundoi me shpalljen e Drilon Ramës si fitues, ndërsa Xheneta dhe Vullneti përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë.
Xheneta, e cila ishte një nga konkurrentet më të dashura për publikun, përfundoi në vendin e dytë, shkruan Indeksonline.
Vullneti, i cili mori vendin e tretë, ishte një tjetër konkurrent që u dallua për energjinë e tij pozitive dhe humorin e pandalshëm. Ai arriti të krijojë miqësi të forta dhe të lërë një përshtypje të pashlyeshme te publiku.
Finalja e këtij sezoni solli emocion deri në momentin e fundit, duke konfirmuar edhe një herë suksesin e madh të formatit. Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të komentuara, duke ofruar emocione të papërsëritshme për publikun shqiptar./Indeksonline/