Drita 3-0 Inter Turku, golat e ndeshjes (VIDEO)

Drita ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës së Inter Turkut, duke kaluar në raundin tjetër për kualifikimet në Konferencë Ligë, raporton Indeksonline.
Qysh në minutën e dytë skuadra nga Gjilani kaloi në epërsi me anë të Marko Simonovski.
Pjesa e pare u mbyll me rezultat 1-0.
Ashtu si në pjesën e parë, Drita edhe në pjesën e dytë e nisi mire ndeshjen ku në gjashtë minutat e pare arriti të shënoi dy gola.
Arbnor Muja dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Muja shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Dritës.
Skuadra nga Gjilani pasi shënoi golin e tretë arriti me sukses ta kontrolloj ndeshjen në minutat e mbetura./Indeksonline/