Drita arrin marrëveshje me yllin e Trepçës ’89!?

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KF Drita ka bërë tjetër goditje në afatin kalimtar veror.
Burime te sigurta brenda klubit te futbollit Drita, konfirmojnë për RTV Dukagjini se Arbnor Muja i është bashkuar gjilanasve, nga Trepça ‘89.

Muja do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Dritën për garat ndërkombëtare.
Në këtë edicion Muja ka shkëlqyer me 89-shin, duke shënuar 15 gola e dhënë 5 asistime në të gjitha garat.