75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Drita arrin ta fitoj derbin kundër Gjilanit

Derbi më i madh lokal në vend Gjilani-Drita ka përfunduar me fitoren e Dritës.

Edhe pse të dyja skuadrat kanë bërë lojë mjaftë të bukur ishte skuadra e Dritës ajo që pati fat të shënonte dhe të krijonte epërsi.

Me golin e shënuar nga Cuculi në minutën e 29’ përfundoi edhe e gjithë ndeshja.

Po ashtu kishte edhe tentime të tjera mirëpo të dyja skuadrat nuk arritën të shënonin, Gjilani bënte presion vazhdimisht ndaj portës së Dritës mirëpo pa arritur të krijojnë raste të mirë për gol.

Kjo ndeshje po ashtu kishte edhe numër të madh të tifozëve./Indeksonline/.