75 Mall Live Search
21:26 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drita barazon rezultatin, shënon Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë

Drita e ka barazuar rezultatin në 1-1 kundër Prishtinës në Superkupën e Kosovës në futboll.

Pas një aksioni mirë të krijuar nga gjilanasit, Armend Thaqi bëri ndërhyrje të palejuar, duke bërë që Genc Nuza të akordojë penallti.

Fidan Gërbeshi e barazoi rezultatin nga pika e bardhë, megjithatë Nuuza e anuloi golin për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve në fushë.

Penalltia u përsëritë, por Gërbeshi u tregua i saktë sërish nga penalltia./IndeksOnline/