75 Mall Live Search
15:42 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Drita bën goditjen e radhës, transferon ”bomberin” kosovar

Skuadra e Dritës e ka zyrtarizuar transferimin e ”bomberit” kosovar Rilind Haziraj.

Haziraj sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Fushë Koosvës, ku shënoi 19 gola në 24 paraqitje, duke ia siguruar klubit ngritjen në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Rilindi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Dritës.

Njoftimi i plotë:

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj

Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare.

Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.

Mirë se vjen Rilind /IndeksOnline/