Drita – Besa & Trepça ’89 – Prishtina, formacionet zyrtare

Sot në program na presin edhe tri ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Derbi i kësaj xhiroje pa dyshim se është ndeshja midis Llapit dhe Ballkanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Përveç kësaj, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera mjaft interesante.
Në gjilan zhvillohet ndeshja në mes të Dritës dhe Besës. Intelektualët e kanë ndeshjen e parë pasi në tri javët e para ishin të lira për shkak të obligimeve në Evropë.
Drita – Besa, formacionet zyrtare
Drita: Maloku, Bradarovski, Gerbeshi, Arago, Blakqori,Shabani, Namani, Vucaj, Haxhimusa, Alidema, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Besa: Haxhijaj, Scekic, Ajdini, Breno, Xhaka, Salihu, Halili, Brruti, Syla, Tahiri, Matheus. Kryetrajner: Jérôme Klein
Në Mitrovicë zhvillohet ndeshja tjetër shumë interesante.
Trepça ’89 është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e javës së katërt.
Këto janë formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Prince, Dedia, Mashau, Berisha, Kaçar, Jashari, Okonkëo, Arb Muja, Ard Muja, Nimani, Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Abazi, Krasniqi, Zyba, Mici, Lijaj, Otto John, Uka. Kryetrajner: Zekirija Ramadani