75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 11 Janar 2021 / A. A

Drita cakton miqësore me ekipin e Europa Leagues, pret përgjigje nga CSKA Moska

Drita do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve për edicionin pranveror të futbollit.

“Intelektualët” tashmë kanë caktuar orarin e qëndrimit në Antalia të Turqisë, nga 20 janari deri më 4 shkurt.

Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se Drita tashmë ka caktuar miqësoren e parë kundër skuadrës Zorya.

Ukrainasit sivjet garuan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, por nuk arritën të kalonin në fazën e eliminimit.

Kampioni aktual, është po ashtu në bisedime me CSKA Moskën dhe po pret përgjigjen për aranzhimin e miqësores.

/Indeksonline/