Drita del e pamposhtur ndaj Kauno Zalgiris
Drita ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Kauno Zalgiris.
Kampioni i Kosovës barazoi me rezultat 1-1, duke mbajtur gjallë shpresat për ualifikim në raundin e dytë kualifikues të Champions League, shkruan IndeksOnline.
Skuadra lituaneze kaloi në epërsi në minutën e 24-të, me golin e Amine Benchaib.
Drita nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 82-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të marten e ardhshme, më 14 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/

