Drita del me njoftim për shitjen e biletave kundër Antwerpit, këto janë çmimet

Skuadra e Dritës ka njoftuar tifozët e saj se kanë dal në shitje bileteat e ndeshjes kundër Antwerpit.
Ndeshja është e vlefshe për raundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës dhe zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 20:00, shkruan Indeksonlune.
Biletat do të dalin në shitje ditën e martë dhe mund të blihen para teatrit të qytetit në Gjilan dhe te stadiumi i qytetit, nga ora 12:00 deri në ora 20:00.
Gjithashtu, ditën e ndeshjes biletat mund ti bleni edhe afër stadiumit “Fadil Vokrri” në prishtinë.
Çmimi i biletave do të jetë 2 euro për sektorin e veriu, 3 euro në lindje, në perëndim 7 euro dhe VIP 20 euro.
Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 në Belgjikë./Indeksonline/