17:21 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drita dhe Flamurtari kalojnë në epërsi

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 22-të të takimit, ndaj Kek-ut , shkruan Indeksonline.

Golin e epërsisë e shënoi Endrit Krasniqi, nga distanca prej 18 metrash pas dominimit të bardhë e kaltërve dhe rasteve të humbura që nga fillimi i ndeshjes.

Vlen të theksohet se ndeshja po zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga FFK, ndërsa tifozët po dëgjohen të brohërasin nga jashtë stadionit dhe një numër i konsiderueshëm i tyre janë vendosur në objektin në ndërtim e sipër pranë stadionit të qytetit në Gjilan.

Në anën tjetër, po zhvillohen edhe ndeshje të tjera të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, Java e Parë.

Rezultatet aktuale janë këto:

           
 Drita 1 – 0 Kek-U (1 – 0)
Flamurtari                    1 – 0 Ferizaj
KF Llapi                    0 – 0 Drenica
Liria                    0 – 0 KF Ballkani