75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / B O

Drita “djersitet” në Kupë, Ferizaji s’po din më hupë

Drita e ka eliminuar me shumë vështirësi nga kupa skuadrën e Drenasit. Kampionëve aktual të Superligës i janë nevojitur vazhdimet për të eliminuar skuadrën e Ligës së Parë.

Ferizaji e ka vazhduar formën edhe në kupë.

Skuadra e ligës së parë e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-2. Dukagjini ka arritur të kualifikohet pas fitores në udhëtim te Liria me rezultat 2-4.

Arbëria e ka demoluar Vitinë me rezultat 4-0, ndërsa KEK-u e ka mposhtur Trepçn me rezultat 1-0./Indeksonline/