75 Mall Live Search
17:32 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / Gj. Sh

Drita e fortë për Feronikelin

Drita ka shënuar fitoren e radhes në Superligën e Kosovës në futboll.

“Intelektualët” fituan në udhëtim ndaj skuadrës së Feronikelit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e Dritës i ka shënuar Blerim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi.

Me këtë fitore Drita ngritet në vendin e tretë në tabelë me 12 pikë, ndërsa Feronikeli është e parafndit me 6 pikë./IndeksOnline/