Drita e fut në krizë të thellë Prishtinën e Ismet “Babës”, Gjilani 3 pikë të mëdha ndaj Drenicës

Kanë përfunduar tri ndeshjet që u luajtën sot në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Derbi i javës mes Prishtinës dhe Dritës, përfundoj me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2-1, golat për Dritën i shënuan Krasniqi dhe Baftiu ndërsa golashënues për Prishtinën ishte Blesa.
Ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajit përfundoj pa fitues, golin e vetëm për Malishevën e shënoi Mustafa ndërsa golin e Ferizajit për barazimin e rezultati e shënoj Halili.
Kurse ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit, përfundoi me fitoren e Gjilanit ku golashënues ishin Kelmendi dhe Zabërgja , ndërsa golin e vetëm për Drenicën e shënoj Dervishaj.
Pas këtyre rezlutateve Drita ka mar kreun e tabelës./IndeksOnline/