75 Mall Live Search
19:39 / E Enjte, 26 Maj 2022 / MSH

Drita e gatshme për ndeshjen me Llapin, publikon formacionin zyrtar

Sonte me fillim nga ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Kosovës.

Të dy skuadrat kanë sytë vetëm nga ky trofe, pasi që siguruan biletat drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm.

Drita do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që ta fitojë trofeun në fjalë pas afro dy dekadave, ku në garën deri në finale, gjilanasit në çerekfinale e mposhtën Ulpianën me rezultat 3:0, kurse në gjysmëfinale eliminuan Ramiz Sadikun, ku brenda dy ndeshjeve rezultati tregonte 5:2 në favor të Dritës.

Tanimë, sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Ardian Nuhiu ka publikuar formacionin e tij me të cilin do ta fillojë këtë ndeshje, dhe atë e gjeni më poshtë.

Drita (4-3-3): Rexhepi; Blakqori, Cuculi, Limani, Islami; Broja, Namani, Jashari; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj