75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Drita e “kapitullon” Llapin në Podujevë

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim në Podujevë.

Intelektualët kanë mposhtur Llapin me rezultat 0-4 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 8-të ku goditjen e tij e devijoi Pefqeli, shkruan IndeksOnline.

Gjashtë minuta më vonë, Kastriot Rexha përfundoi një aksion të bukur për të dyfishuar rezultatin.

Erjon Vucaj shënoi golin e tretë për Dritën në minutën e 83-të të ndeshjes.

Golin e funbdit e shënoi Izair Emininë minutën e 88-të të kësaj sfide.

Drita mbetet në vendin e parë në tabelë me 61 pikë, katër më shumë se Prishtina derisa Llapi është në vendin e gjashtë me 39 pikë dhe ka pesë ndeshje radhazi pa fitore. /IndeksOnline/