Drita e mposhtë Llapin me befasi e Prishtina humb si mysafire e Drenicës

Tashmë kanë përfunduar dy takimet e orës 13:30 në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita mposhti Llapin pas një rikthimi të fuqishëm në pjesën e dytë, duke vendosur rezultatin në 1:2, shkruan IndeksOnline
Edhe pse të parët shënuan vendasit përmes Valmir Veliut në minutën e 8’të të takimit, pjesa e dytë i takoi plotësisht Dritës, pasi me Ajzerajn autogolin nga Januzi, vulosën fitoren për skuadrën e tyre.
Ndërkaq, Drenica e befasoi Prishtinë në Skenderaj, ku Fazliu në minutën e 59’të të takimit vendosi epilogun e kësaj ndeshje në 1:0.