75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / Gj. Sh

Drita e nis me fitore sezonin e ri në garat Evropiane, mposht Breidablikin në udhëtim

Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri në garat evropiane.

Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikus të Ligës së Konferencës, Drita e mposhti në udhëtim skuadrën islandeze, Breidablik, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

”Intelektualët” e nisën ndeshjen në menyrë fantastike, duke shënuar gol qysh në minutën e 3-të, me golin e shënuar nga sulmuesi Arb Manaj.

Veton Tusha dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të. Me rezultat 2-0, Drita shkoi në pushim.

Krejt çfarë bëri skuadra e Breidablik, ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Isak Thorvaldsson, në minutën e 71-të.

Në fund Drita mbeti me një lojtar më pak, pasi Besnik Krasniqi u ndeshku me karton të kuq, dhe do të mungoj në ndeshjen e dytë.

Ndeshjen e kthimit Drita e zhvillon javën e ardhshme, në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, me datë 30 korrik./IndeksOnline/