Drita e nis me fitore vitin 2026, fiton ndaj Ferizajit
Drita e ka nisur me fitore vitin 2026 në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi arriti fitore minimale me rezultat 1-0 si mysafire e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.
Heroi i ”Intelektualëve” ishte Kristal Abazaj, me golin e shënuar në minutën e 49-të.
Drita me këtë fitore renditet në vendin e tretë në tabelë, me 32 pikë, ndërsa Ferizaji me 19 pikë renditet në vendin e nëntë./IndeksOnline/

