Drita e pandalshme këtë edicion, fiton edhe ndaj Trepçës ’89

Drita po vazhdon me paraqitje të mira këtë edicion në AlbiMall Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” kanë mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Trepçës ’89, e vlefshme për xhiron e 10-të të kampionatit kosovar, shkruan IndeksOnline.
Serin e golave e hapi Muharrem Jashari me një supergol qysh në minutën e 7-të.
Në pjesën e dytë ka ndodhur një moment interesant, ku Trepça ’89 barazoi rezultatin me golin e Ardian Mujas por sistemi VAR anuloi golin e tij dhe pasi në atë aksion kishte një ndërhyrje të palejueshme në zonën e mysafireve dhe pas rishikimit, gjyqtari akordoi penallti për dritën.
I sakt nga pika e bardhë u tregua Besnik Krasniqi duke e quar rezultatin në 2-0.
Drita thelloi epërsinë me golin e Ardit Tahirit në minutën e 70-të.
Ardian Muja ngushtoi epërsin e Trepçës ’89 në minutat shtesë të ndeshjes.
Drita vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 24 pikë të grumbulluara dhe vazhdon të jetë e pamposhtur edhe pas 10 ndeshjeve.
Në anën tjetër Trepça ’89 mbetet në pozitën e gjashtë me 9 pikë./Indeksonline/